‘Nata magjike’, rikthehet teatri për fëmijë në Gjirokastër, regjisorja: Synojmë ta kthejmë në traditë për publikun e vogël

26 Dhjetor 2022, 14:58| Përditesimi: 26 Dhjetor 2022, 15:30

  • Share

“Nata Magjike” është shfaqja e parë që është ngjitur në skenën e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër duke rikthyer teatrin për fëmijë pas një shkëputje disa vjeçare.

Me autor Kleard Gërmenji dhe regji të Lejda Çelit shfaqja është interpretuar nga fëmijë të përzgjedhur të shkollave të ndryshme 9 vjecare të Gjirokastrës.

“Është kënaqësi të punosh me fëmijët dhe për fëmijët. Ka qenë një eksperiencë e veçantë për mua, pasi është eksperienca ime e parë si regjisore”, tha ajo.

Për aktoret e vegjël, hera e tyre e parë në skenën e teatrit ishte njësoj si pjesa magjike, ndërsa pasionin për aktrimin do e vijojnë dhe në të ardhmen.

”Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur një punë prej 2 muajsh për të gjithë ne besoj, pasi teatri është një eksperiencë e bukur për gjithmonë, emocioni është gjithnjë si në ditën e parë. Mendoj se ja kemi arritur asaj që deshëm”, shprehet një nga aktoret.

“Është eksperienca ime e parë tek teatri “Zihni Sako”. Është dëshira ime më e madhe që unë kur të rritem të bëhem aktore”, shprehet aktorja Megi Baxha.

Ndërsa mesazhi qendror i veprës është ndjekja e ëndrrave duke besuar tek to, për regjisoren Lejda Çeli qëllimi kryesor është kthimi në traditë dhe rijetezimi i teatrit për fëmijë.

”Ka patur reagime të jashtëzakonshme dhe pothuajse salla ka qenë plot këto ditë. Ne synojmë ta bëjme teatrin traditë për publikun e vogël”, shprehet regjisorja Çeli.

Shfaqja “Nata Magjike” do të vijojë të jepet për publikun për disa ditë në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?