Edhe në ditën jo të mirë Milani ka heronjtë e tij. Kampionët në fuqi të Italisë në javën e 10 të kampionatit kanë fituar 1-2 në fushën e Veronës edhe pse ndeshja në dukje e lehtë u bë shumë e vështirë.
Në Bentegoti ndeshja u zhbllokua shpejt për shkak të një inkursioni të Leao-s. Një devijim i kapiteni Veloso i dha avantazhin ‘djallit’ në transfertë, por ky episod zgjoi vendasit. Verona rriti presionin dhe pas disa tentativave, në harkun e pak minutave, arriti të baraspeshonte me Gunter. Në vijim ndeshja dha përshtypjen se do përfundonte e barabartë, por një asisit i Rebic prishi ekuilibrat pasi Tonali nuk fali dhe i dhuroi skuadrës 3 pikë të çmuara, duke u kthyer në heroin e mbrëmjes.
Me këtë fitore Milan u ngjit në vendin e tretë me 23 pikë, 3 më pak se Napoli kryesues që mori një fitore dramatike 3-2 kundër Bologna-s. Në stadiumin ‘Maradona’ miqtë kaluan të parët në avantazh, por Napoli përmbysi me Jesus dhe Lozano para se Barrow të rikthente edhe njëherë qetësinë duke barazuar 2-2. Golin deçiziv të mbrëmjes do ta realizonte Osimhen, i cili është kthyer në formën optimale pas dëmtimit për të ndihmuar ekipin e Spaletti-t ku edhe vetë bën pjesë.
Ndërkohë në Premier League Liverpool ka fituar 1-0 superpërballjen me Manchester City-n. Në Anfield egjiptiani Mohamed Salah rezultoi heroi i ‘the reds’, duke realizuar golin 3 pikësh të takimit në minutën e 76. Kjo fitore e Liverpool i dha mundësinë Arsenalit të shkëputet me 4 pikë në krye të renditjes nga Manchester City ndjekës.