Natë magjike në Teatrin Bylis të Fierit, këngëtarja Brunilda Sota ndez skenën, rikthehet të përformojë në qytetin e saj

16 Tetor 2022, 10:16| Përditesimi: 16 Tetor 2022, 10:53

  • Share

Mbrëmjen e djeshme Teatri Bylis Fier ishte mbushur plot e përplot me spektatorë, ndërsa është ndezur nga duartrokitjet e artdashësve dhe qytetareve fierak si asnjëherë tjetër. Ishte një mbrëmje e titulluar “Këndojmë së bashku” me një Koncert Recital me këngëtaren e njohur fierake Bruna Sota Hoxha, me këngë qytetare Fierake dhe përgatitur me kujdes dhe profesionalizëm  me udhëheqës Artistik muzikantin Ferit Hoxha .

Skena e shfaqjes ishte zbukuruar në përputhje me temën e këtij koncerti, dinjitoz me orkestër profesionistësh dhe me një sfond ku këngëtarët në skenë shoqëroheshin edhe në një monitor gjigand në skenë. Këngëtarja fierake Brunilda Sota (Hoxha) është i rikthyer skenës së qytetit të vet me shume dëshirë pasi këtu në Fierin e saj të dashur u rrit dhe u ushqye artistikisht.

Për rreth një ore ka ajo interpretuar për  publikun fierak mbi 20 këngë të ndryshme myzeqare, por edhe të reja, të cilat janë kënduar edhe nga të pranishmit në sallë dhe të përzgjedhura  posaçërisht për këtë publik. Koncerti i mbrëmshëm shënoi një sukses të dukshëm dhe u prit me mjaft ngrohtësi nga publiku që  e ndoqi dhe përcolli me shumë duartrokitje

Pas koncertit është pritur me duartrokitje dalja ne skenë e aktorëve te njohur fierak humoristët Arqile Lupe dhe Todi Llupi me komedinë njohur “ Do martojmë Malon”, por me një variant tjetër, Malon e martuar në kohë COVID-i. Kjo komedi e luajtur me mjeshtëri nga aktorët Lipe dhe Llupi u prit nga spektatorët me duartrokitje të forta dhe me të qeshura për humorin e kësaj komedie

Vetë Brunilda falënderoi publikun fierak dhe e quajti këtë koncert si një pikë referimi për ta mbajtur atë më afër me publikun fierak.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?