Momenti i dëmtimit të Donnarumma-s

Sport

Natë tmerri për Donnarumma-n, takë kokës portierit! Italiani 10 qepje në fytyrë, kundërshtari s'merr as të verdhë (VIDEO)

19 Dhjetor 2024, 10:59| Përditesimi: 19 Dhjetor 2024, 11:04

  • Share

Në Francë të mërkurën u luajt supersfida e javës së 16 mes Monacos dhe Paris SG. Kryeqytetasit ia dolën të fitonin 2-4 dhe të shkëputeshin 10 pikë nga ndjekësit, por në minutën e 20 shumë përshtypje bëri dëmtimi i Donnarummas.

Portieri italian mori një takë në fytyrë nga Singo, që e detyroi të linte lojën. Për më tepër ky episod nuk u ndëshkua as me karton të verdhë, që nëse do jepej do ishte i dyti për Singon në këtë ndeshje. Si pasojë e ndërhyrjes Donnarumma ka kryer 10 qepje në faqen e tij të djathtë.

 

Minuta 00:55 në video momenti i Donnarumma-s

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?