Giovanni De Biasi, ish-trajneri i Kombëtares

'Natën e parë në Tiranë vendosa karrigen prapa derës së dhomës', rrëfimi i De Biasit për Shqipërinë

7 Janar, 18:39| Përditesimi: 7 Janar, 18:40

  • Share

Giovanni De Biasi ishte i pari trajner që dërgoi kombëtaren shqiptare të futbollit në fazën finale të Europianit "Francë 2016". Por asgjë nuk ka qenë aq e lehtë për jetesën në vendin tonë dhe paragjykimet e të huajve. Në një rrëfim për "Exclusive" në TCH, italiani 67-vjeçar kujton natën e parë të para 12 viteve kur vinte në vendin tonë dhe frikën nga grabitjet.

"Më kujtohet nata e parë që do të më duhej të flija në një hotel në qendër të Tiranës, vendosa karrigen prapa derës së dhomës. Sot i kujtoj këto gjëra dhe më vjen për të qeshur, por 12 vite më parë kur erdha në atë kohë e ndjeja se duhet të veproja ashtu që të isha më i qetë me veten”, tha De Biassi, duke treguar për paragjykimet e të huajve për shqiptarët.

Pjesa tjetër më pas është histori, ai drejtoi kuqezinjtë për 51 ndeshje dhe siguroi kualifikimin historik në Euro 2016, që për tanët ndodhte për herë të parë.

Më pas pasaporta shqiptare dhe pagëzimi me emrin "Gani". Epo, nga frika e fillimit, Shqipëria u kthye në parajsën e De Biasit që tanimë njihet për arritjen që shënjoi me Kombëtaren.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?