Promovimi i Shqipërisë si një destinacionet më tërheqëse për vitin e ardhshëm ka nisur që tani nga prestigjiozja e udhëtimeve “National Geographic Traveller”.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale artikullin ku sugjeron vendin tonë në listën e 30 vendeve më interesante për të udhëtuar. Rama tha se “jemi destinacioni “cool” për 2024”.
Në artikullin e botuar nga “National Geographic Traveller” theksohet se “udhëtarët, që kërkojnë diçka më ndryshe nga aventurat e tyre të mëparshme evropiane po shikojnë gjithnjë e më shumë drejt Shqipërisë. Vendi ballkanik po tërheq një numër në rritje vizitorësh falë brigjeve të tij në Adriatik dhe Jon, të kaluarës intriguese osmane dhe komuniste dhe skenës relativisht të sapolindur të turizmit”.