Ekspertë shqiptarë

NATO certifikon ekspertët shqiptarë të asgjësimit të mjeteve shpërthyese

29 Gusht, 14:51| Përditesimi: 29 Gusht, 15:20

  • Share

Një ekip ekspertësh të kompanisë EOD (asgjësimi i mjeteve shpërthyese) të batalionit të xhenios në Komandën Mbështetëse, janë certifikuar nga NATO ditën e sotme.

Ekipi i ekspertëve u certifikuan nga Nato pasi përmbyllën me sukses trajnimin dhe demonstrimin e teknikave të një niveli të lartë profesionalizmi gjatë stërvitjes në Letoni.

NATO ka publikuar në faqet e saj zyrtare foto nga demonstrimi i aftësive të larta ushtarake teksa shkruan se, ekipi shqiptar i Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive kreu një trajnim dhe demonstrim me ndikim të lartë, duke shfaqur teknikat dhe mjetet e tyre të avancuara në kampin Adazi në Letoni.

Sipas njoftimit të bërë publik nga NATO thuhet se, ata eksploruan teknikat e hapjes së dyerve, vendosën dronë për të tërhequr paketat e stimuluara të kërcënimit dhe demonstruan fuqinë e makinerive të topave të ujit në neutralizimin e rreziqeve të mundshme.

“Ky trajnim praktik jo vetëm që rrit gatishmërinë tonë, por gjithashtu përforcon rëndësinë e inovacionit dhe punës në grup në ruajtjen e sigurisë”, thuhet në njoftim.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?