NATO dhe BE në alarm, Kina dhe Rusia po minojnë demokracinë përmes Fake News

11 Qershor 2020, 10:55| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 14:47

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në konferencën online “NATO 2030” ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit me BE-në përballë rreziqeve të pandemisë, kërcënimeve në internet, propagandës dhe përhapja e lajmeve të rreme nga ana e Kinës dhe Rusisë

Stoltenberg tha se “Koronavirusi ka demonstruar nevojën për siguri që nuk është ekskluzivisht ushtarake” dhe se “Rusia dhe Kina po prishin gjithnjë e më shumë balancat e fuqive në botë”.

Ndërkohë nga ana tjetër, Komisioni i Bashkimit Europian, përmes një komunikate ka deklaruar se Kina dhe Rusia janë angazhuar në fushata dezinformimi mbi Covid 19 në Europë dhe po përpiqen për të minuar demokracinë dhe për të përkeqësuar polarizimin brenda Unionit.

Brukseli ka ngritur alarmin dhe e ka quajtur fushatën kino-ruse si "infodemi e paparë" që synon krijimin e konfuzionit, ankthit  dhe mosbesimit në Europë, me pasoja të rënda në institucionet demokratike.

Ekzekutivi i BE-së shkruan në deklaratë se kundërmasat janë të domosdoshme, edhe sepse rreziqet me pandeminë nuk janë përfunduar ende. Për shembull, shkruan Brukseli, "keqinformimi për vaksinat vazhdon dhe ka të ngjarë ta bëjë më të vështirë shpërndarjen kur ato të jenë në dispozicion".

Në dokument thuhet se ‘teoritë e konspiracionit bazuar në antenat 5G që përhapin virusin ose që fajësojnë disa grupe etnike ose fetare" rrezikojnë shpërthimin e dhunës dhe dëmtojnë kohezionin e shoqërive tona". 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?