NATO: Incidenti në Poloni është pasojë e bastisjeve ruse! Ka gjasa se mund të ketë qenë raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase

16 Nëntor 2022, 13:21| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 13:22

  • Share

I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp, nëse mund të japë më shumë detaje në lidhje me shpërthimin e raketave në Poloni, Stoltenberg thotë se nuk do të ishte e drejtë të jepte më shumë detaje ndërkohë që një hetim është në vazhdim, duke përsëritur se gjetjet paraprake tregojnë se ka të ngjarë të ishte një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase.

"Dua të them qartë se incidenti në Poloni "Kiev nuk është fajtor", por është "rezultat i lëshimit masiv të raketave ruse në Ukrainë. Kjo është dëshmi se lufta e Putinit krijon situata të rrezikshme. Putini duhet ta ndalojë këtë luftë”, tha Stoltenberg.


Lajmi kryesor:

Incidenti në Poloni/ NATO: S'ka fakte që sulmi ishte i qëllimshëm! Moska thërret ambasadorin e Varshavës! Pentagoni: Shanset për një fitore ushtarake për Kievin, të ulëta


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?