Politikë

NATO miratoi rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, Deliu në Report Tv: Aleanca u bë me e fortë, të gjithë po kuptojnë se siguria s’është falas

26 Qershor, 16:52| Përditesimi: 26 Qershor, 17:05

  • Share

Vendet anëtare të NATO-s ranë dakord dje që të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2035. Për deputetin e PS Denis Deliu, ky ishte një vendim me rëndësi dhe e bënë më të fortë aleancën.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, ai tha se të gjitha vendet po kuptojnë se siguria s’është falas. 

‘Samiti i djeshëm është një arritje për të gjitha vendet e NATO-s dhe për Shqipërinë tregoi unitetin që ka NATO dhe garancinë e vazhdimësisë së kësaj aleance duke e bërë akoma më të fortë. Duke i bindur liderët e vendeve anëtarët që të investojnë 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen. Nisur nga kërcënimet sot duke nisur nga lufta në Ukrainë dhe presioni i Trump kundrejt vendeve që nuk kishin arritur që të plotësonin atë kriterin 2 për qind sot ka bërë që të merrej ai vendim sa i përket mbrojtjes. Sot Europa është e bashkuar dhe e bindur se paqja nuk është e arritur dhe duhet që të kontribuosh çdo ditë, siguria kushton dhe nuk është falas. Sot ne duhet që të jemi të lumtur për vendet e NATO-s që morën angazhim për të plotësuar atë kriter që u vendos për 5 për qind për mbrojtjen’, tha ai.

I pyetur nëse Shqipëria mund ta arrijë këtë objektiv prej 5 për qind, ai tha se vendi ynë i ka mundësit për ta arritur.

‘Spanja refuzoi, është një vendim i saj, a ta i bëjnë më mirë ato kalkulimet e tyre ndoshta nuk shohin një rrezik sa i përket vendit të tyre, por Shqipëria mendoj duhet që të tregoi se është një vend serioz dhe i denjë i NATO-s edhe pse është një vend i fortë duke garantuar atë plotësimin prej 5 për qind. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë po të bëhen ato investimet e duhura. E gjithë politika po e kupton se siguria duhet që të investohet që të jesh i gatshëm në rast se të kërkohet. Dhe mendoj se i ka mundësit për të arritur këtë objektiv’, tha ai.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 26/06/2025 22:26

    Rritja me 5% nuk do te thote se do te jemi me te mbrojtur por do te thote qe fabrikat Amerikane do te marin me shume leke dhe ne si popull do te paguajme me teper taksa , eshte llogari e bere dhe asnje mos ta genjeje mendja per aleatte ne jemi koloni nga momenti qe nuk kemi ushtrine tone mbrojtese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?