Vendet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord sot që të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2035. Për ekspertin e Çështjeve Ndërkombëtare Geron Kamberi, kjo tregon se vendet ndjejnë nevojën që të mbrohen.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se disa vende fillimisht nuk e përkrahën këtë vendim.
‘Vendimi i sotëm ishte me rëndësi, ndërsa i jepej edhe një afat kohë e gjatë 10- vite, sepse për një pjesë nuk është aq i lehtë ky vendim. Vendet e NATO-s e shpenzojnë 2 për qind për mbrojtjen dhe Trump hodhi idenë se kjo shifër duhet që të shkonte në 5 për qind dhe nga disa vende nuk u përkrah. Shumë prej vendeve të aleancës si Franca, Britania me përjashtim të Gjermanisë që kishte një status të veçantë shpenzimet kanë qenë në nivele të vogla.
Ky vendim bënë të mundur që një pjesë e vendeve të NATO të rrisnin shpenzimet e tyre për mbrojtjen dhe brenda këtij 10- vjeçari nuk mund të parashikojmë se si do të vijojnë zhvillimet në rajon. Shqipëria është nga të paktat vende që i afruar objektivit të 2 për qind shumë më herët. Dhe tregon se po ecet drejt një qasje ku vendet duan që të mbrohen dhe disa vende se shohin të arsyeshme objektivin prej 5 për qind’, tha ai.
Teksa foli për luftën Rusi- Ukrainë, ai tha se nuk do të ketë një armëpushim të afërt mes këtyre dy vendeve.
‘Konflikti Iran-Izrael dhe lufta Rusi-Ukrainë janë dy konflikte që nuk ngjajnë me njëra-tjetrën. Ai mes Iranit dhe Izraelit ishte i pari në këtë formë, që u kundërpërgjigjën njëri tjetrit në distancë nëpërmjet goditjeve ajrore. Pastaj Rusia kontrollon një pjesë të territorit të Ukrainës dhe është një aktor me peshë në politikën ndërkombëtare me një president që ka 25 vite në pushtet. Ai ka thënë se do të ulet në tavolinë vetëm kur Ukraina të mos ketë synim që të bëhet anëtarë i NATO-s dhe do tu garantojë minoriteve ruse në Ukrainë privilegjet e duhura. Nuk shoh që të ketë ndonjë armëpushim të afërt mes këtyre dy vendeve’, tha ai.
Komente
