Donald Trump

Bota

NATO përgatit masa për të bllokuar planet e Trumpit për Groenlandën

1 Shkurt, 09:23| Përditesimi: 1 Shkurt, 09:27

  • Share

Aleanca e Atlantikut të Veriut po shqyrton zgjerimin e pranisë së saj ushtarake në Arktik për të frenuar interesin e SHBA-ve për blerjen e Groenlandës.

Presidenti Donald Trump ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të blerë ishullin, duke përmendur interesat strategjike dhe ekonomike.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio konfirmoi synimet serioze të Ëashingtonit, duke theksuar se “kjo nuk është një shaka”.

Sipas NATO-s, forcimi i aftësive mbrojtëse në rajon mund të kënaqë interesat amerikane.

Shtetet e Bashkuara tashmë operojnë bazën hapësinore Pituffik, e përdorur për mbikëqyrjen e hapësirës. Megjithatë, mbetet pyetja nëse kjo do të mjaftojë për Trumpin apo nëse ai do të vazhdojë të bëjë presion për një marrëveshje për blerjen e ishullit.

Autoritetet e Groenlandës e kundërshtojnë fuqimisht bashkimin me SHBA-të.

Sipas një sondazhi nga media daneze, 85% e grenlandezëve e refuzojnë idenë, vetëm 6% e mbështesin atë dhe 9% janë të pavendosur.

NATO pranon se Trump është i shqetësuar për aktivitetin rus dhe kinez në Arktik, por negociatat jozyrtare për zgjerimin e pranisë së aleancës janë vetëm në fillim.

Ndërkohë, Rubio e ka bërë të qartë se SHBA-të janë të fokusuara në blerjen e ishullit, pasi Ëashingtoni e konsideron atë një çështje “interesi kombëtar”.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?