NATO teston dronët nënujorë me Inteligjencë Artificiale

2 Tetor 2023, 18:14| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 18:26

  • Share

NATO po teston dronët e rinj detarë që mund të përdorin Inteligjencën Artificiale për të zbuluar aktivitete të dyshimta pranë infrastrukturës nënujore.

NATO dhe katërmbëdhjetë vende anëtare të saj, në bashkëpunim me Suedinë, kanë kryer një sërë stërvitjesh gjatë 12 ditëve jashtë brigjeve të Portugalisë për të testuar dronët e rinj detarë të pajisur me inteligjencë artificiale (AI). Këta dronë kanë aftësinë të zbulojnë aktivitete të dyshimta pranë infrastrukturës nënujore në kohë reale dhe të dërgojnë një sinjal parandalues ​​për armiqtë e mundshëm.

Stërvitjet, të quajtura “Dynamic Messenger 23” dhe “Robotic Experimentation and Prototyping with Maritime Unmanned Systems (REPMUS 23)”, do të bashkojnë mbi 2,000 civilë mes personelit ushtarak me fokus në integrimin e sistemeve detare pa pilot në operacionet e aleancës dhe testimin e teknologjive të reja që janë aktualisht në proces të zhvillimit, raporton agjencia e lajmeve businessinsider.

Ato vijnë pothuajse saktësisht një vit pas bombardimeve të qëllimshme të tubacioneve Nord Stream 1 dhe 2 në Detin Baltik, të cilat nxorën në pah vështirësinë e NATO-s në parandalimin e sulmeve dhe monitorimin e aktivitetit të dyshimtë rreth infrastrukturës kritike nënujore.

Ndërsa shumë anëtarë të aleancës kanë dyshuar për përfshirjen ruse në sulm, NATO ende nuk ka “emëruar zyrtarisht përgjegjësin”, ndonjë komb apo organizatë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?