Natë e përgjakshme në SHBA, tetë viktima në disa qendra masazhi në Atlanta, policia ndalon të dyshuarin

17 Mars 2021, 09:23| Përditesimi: 17 Mars 2021, 09:28

  • Share

Tetë persona janë vrarë në disa të shtëna me armë zjarri në tri qendra të saunës dhe masazhit, në Atlanta në shtetin amerikan Georgia, kanë raportuar mediat lokale më 16 mars. Koreja e Jugut konfirmoi se katër nga viktimat ishin me origjinë Koreane.

Në 21-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për rastin, ka thënë sherifi i qarkut Cherokee, Jay Baker.

Shumica e viktimave kanë qenë gra me prejardhje aziatike sipas Bakerit, mirëpo zyrtari ka thënë se hetimet janë duke vazhduar dhe se nuk e di motivin e të shtënave.

Autoritetet thonë se është shumë herët për të kuptuar nëse viktimat ishin në shënjestër për shkak të racës ose etnisë së tyre.

Sulmet kanë nisur kur pesë persona janë qëlluar në një qendër saune dhe masazhi afër lagjes Acworth.

Dy persona kanë vdekur në skenën e sulmit dhe tre të tjera janë dërguar në spital, ku dy prej tyre kanë vdekur po ashtu.

Tre persona të tjerë janë gjetur të vdekur në qendrën Gold Massage në Atlanta dhe një tjetër viktimë ka vdekur në qendrën Aroma Therapy.

Kërkimet për të dyshuarin kanë nisur pasi në incizime është parë një burrë duke arritur në njërin nga bizneset, kanë thënë autoritetet.

Zyra e sherifit ka publikuar disa fotografi nga kamerat e vëzhgimit në faqen e saj në Facebook, duke u kërkuar njerëzve ndihmë për identifikim të të dyshuarit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?