Flamingo

Natyra merr frymë pas 'kyçjes' së njerëzve, flamingo dhe pelikani kaçurrel pushtojnë lagunat

23 Prill 2020, 19:29| Përditesimi: 23 Prill 2020, 19:35

  • Share

Numri i flamingove rozë në Shqipëri është rritur nga mungesa e personave që zhvillojnë gjuetinë e paligjshme në këto kohë izolimi për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Media e famshme "The Telegraph" ka shkruar për bukurinë e botës së faunës dhe florës shqiptare, duke përfshirë këto dy gjallesa elegante si flamingo dhe pelikani kaçurrel.

Sipas tyre, bazuar në një raport nga vendi ynë shifat e flamingove janë rritur me gati një të tretën e normales kohët e fundit.

"Flamingot rozë dhe Pelikani kaçurrel po lulëzojnë falë qetësisë së lagunave përreth vijës bregdetare shqiptare", ka shkruar gazetari Tom Gibbs për "The Telegraph".

Ata janë shprehur kuriozë edhe për llojin e rrallë të Pelikanit kaçurrel, që rritet në Lagunën e Karavastasë.

Komento

Komente

  • Kafsha: 24/04/2020 13:24

    Ishalla vazhdon koronavirusi nja 100 vjet të riperterihet Zonja e Madhe.

    Përgjigju
  • vera: 23/04/2020 23:06

    LERINI MORE MASKARENJ KAFSHET DHE SHPENDET REHAT,,,RRINI NJE -DY E I FILMONI,,,ATA SHQETESOHEN NGA PRANIA E NJEREZVE,,,,LARG O KAFSHE,,,,LERINI REHAT NE HABITATIN E TYRE'....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?