New York

Natyrë, njerëz të 'përpirë nga emocioni' dhe rrugë! Po ju çfarë shihni nga dritarja e dhomës, apo zyrës suaj?

16 Janar 2022, 07:31| Përditesimi: 16 Janar 2022, 07:34

  • Share

Hidhni një sy të shpejtë nga dritarja e dhomës, zyrës apo edhe makinës suaj. Çfarë shihni? Mrekulli! Kudo që të kthesh sytë, gjen një mrekulli edhe brenda zhurmës kaotike të përditshmërisë.

Pikërisht këtë shikim të shpejtë, apo edhe të gjatë e të detajuar kanë hedhur shumë njerëz në botë dhe kanë shkrepur momente magjike.

Por le t'i shohim!

Isabella Cook: Pamja mahnitëse nga një helikopter. Këto janë Ishujt San Juan të Uashingtonit që të lënë pa frymë.

Harald Loeffler: Viti 1982, gjatë një udhëtimi në Mandalay në Burma, treni ynë ndaloi në një stacion ku po prisnin shitësit e frutave. Për shkak se turistët nuk lejoheshin të dilnin nga treni, shitësit duhej të shisnin përmes dritareve.

Emma Wolfin Golding: Londër me shi. Po përpiqem të miqësohem me ngjyrën gri.

Ximena Echague: Frika, ankthi, pasiguria. I kufizuar gjatë kulmit të pandemisë në qytetin e Nju Jorkut, duke parë dritat e qytetit nga një dritare.

Shelley Stotler: Maizie, qenushi im duke parë mua jashtë dritares. Maizie është një roje shumë e mirë! Ajo është gjithmonë në vëzhgim për qentve dhe maceve dhe të zonjës së saj, mua.

 Tony Cullen: Një pamje nga dhoma ime e hotelit në Trieste.

Thierry Meyrat: 2015, një lojë futbolli e parë përmes një dritareje me një strukturë druri të gdhendur në mënyrë delikate, herët në mbrëmje në qytetin e Zanzibarit.

Po ti, çfarë sheh nga dritarja jote?

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?