Naun Shundi, regjisor, dramaturg, aktor i më shumë se 100 roleve në Teatër dhe 20 në film po lufton me një sëmundje të rëndë. Familja e artistit dhe intelektualit që ka kaluar më shumë se 46 vite në Tetarin Kombëtar, kërkon ndihmën e shqiptarëve për ta shpëtuar. Bashkëshortja e tij, Rajmonda Shundi në një intervistë për Report Tv, mes lotësh tregon edhe se si aktori u diagnostikua me sëmundjen e rëndë.
“Para 3 vitesh ka patur një nishan që e neglizhoi, e la pas dore, po rritej, nuk e hoqi dhe më në fund kur e hoqi kishte kaluar fazën e momentit që duhej bërë kjo ndërhyrje. Doli që ishte malinj, problematik. Dhe pasi bëmë analizat menduam se ishte okej, por para 3-4 muajsh nisën shqetësimet e para. Nishani kishte lëshuar metastazat dhe kishte nisur të bëhej agresiv”, tha ajo.
Aktori aktualisht ndodhet në një spital në Francë, ndërsa pritet të nisë kurën.
“Nuk ka nisur kura. Tashmë në këtë moment Naumi ka marrë mjekimet e para, serumet, është kontrolluar, është fuqizuar pjesërisht. Jemi në javën më kritike, është java vendimtare që të nisë kura. Prandaj po kërkojmë ndihmë. Mjekët thonë që ka kosto”, theksoi Rajmonda Shundi.
Të gjendur përballë kostove të larta për trajtimin e nevojshëm, familja e aktorit kërkon ndihmën e gjithë shqiptarëve.
“Atyre që kanë mundësi, që e njohin Naun Shundi, atyre që e duan artin, spektatorëve, artdashës, ata që munden, le ta konsumojnë një kafe me Naun Shundin në këtë formë. Është një moment delikat. Se kemi patur veten kurrë në pozicione të tilla, por solidariteti, njerëzit na kanë sugjeruar të bëjmë këtë hap. Kështu ndihemi shumë të fortë për të përballuar sëmundje të tilla”, theksoi ajo.
Ndihma do të përdoret për blerjen e ilaçeve të specializuara, analiza dhe vizita të vazhdueshme mjekësore, si dhe për shpenzimet e transportit dhe të tjera të lidhura me procesin e kurimit.
***
Për ata që dëshirojnë të ndihmojnë Naun Shundn, më poshtë gjeni numrin e llogarisë bankare ose përmes Go Fund Me, duke klikuar KËTU.
BKT
Naun Shundi
Iban: AL9220511289003846CLIDCLALLE
Swift NCBAALTX
Komente

Me vjen shume keq per aktorin e njohur, dhe natyrisht i shpreh familjes urimin qe anetari i saj te kthehet i shendetshem nga vendi ku po kurohet. Por, veshtroni si po ngrihet godina e Teatrit Kombetar si nje antiteze e vjetersise se godines se vjeter te TOB, pavaresisht se bejne pjese ne te njejtan "fushe ose koder", ne lemin e kultures. Sa para jane investuar per " rindertimin dhe ristrukturimin" e imazhit te levruesve te kultures, por megjithate per te ndihmuar nje anetar dhe mik te stafit te tyre, ata nuk po munden te shesin imazhin e tyre. Nuk po munden ta shesin imazhin sepse nuk ekziston ndonje deficent nga ana mendore dhe shpirterore qe te deshiroje te imitoje intelektin, kulturen, stilin e jeteses dhe vetevleresimi qe kane per veten deri ne delirante. Mbase familja mund ti drejtohet politikes dhe shtetit. Por, a ekziston valle humanizmi per njerezit qe ulerasin per ndihme, dhe keta nuk jane te pakte.Ulerasin per ndihme ata qytetare qe nuk jane aq deficente te vendosin maskat e teatrit, te te mjerit qe gjithmone qahet se s'ka, s' mund dhe s' eshte, dhe masken e ngerdheshjes qe qesh kur lumturia personale mori tjeter kuptim, kaloi nga lumturi individualiste ne ate kolektive qe perseri eshte jashte personalitetit dhe karakterit te tyre, dmth. aktrim... Mund ti drejtoheni organizatave bamirese, por ku jane??! Nga pervoja ime personale eshte e hidhur kur ne momentet e ulerimes per ndihme, pikerisht nga keto Organizata Bamiresie ku " kam kontribuar" ne te gjithe format e mundshme, momentet e pritjes per ndihme kaluan ne sekuencat e aktrimit te filmit " Iluzione te humbura"...E di??! Nganjehere, eshte e hidhur e verteta iluzive se do gjendet dikush qe do preket dhe do te dale nga guacka e tij bilionere e individualizmit dhe te mund te aktroje rolin e filantropit altruist, sepse eshte aktrim, nje rol qe ti e meson permendesh, por nuk e ndjen dhe nuk mund ta imagjinosh se si mund te jete nje njeri altruist. Ky eshte arti i aktrimit qe ne jeten reale eshte kthyer ne nje maske te dyte te personazheve familjare, miqte, kultura, politika etj, dmth. te gjithe atyre qe ne shtrijme doren per ndihme. Post Scriptum: I uroj aktorit dhe familjes kthim me shendet.
Përgjigju