Thunder - Nuggets

NBA/ Bien të mëdhatë, OKC mposht Denverin! Minesota tërbon Dallasin, luhen dhjetë duele

1 Shkurt, 11:35
  • Share

NBA rezervoi përballjen direkte në Perëndim mes Oklahoma City Thunder dhe Denverit, e cila foli për Thunder, të cilët fituan 105-100. Minesota mposhti Dallasin 121-87, Milwaukee bie duke u mundur 119-116 nga Portland në ditën e kthimit të Damian Lillard në Oregon.

Clippers fituan 125-109 në Uashington, ndërsa Miami mposhti Sacramenton 115-106. Kevin Durant rikthehet te Brooklyn dhe Phoenix kalojnë 136-120. Cleveland dhe Orlando buzëqeshin, teksa Detroit dhe San Antonio janë mundur.

OKLAHOMA CITY THUNDER-DENVER NUGGETS 105-100

Përplasja e drejtpërdrejtë midis OKC dhe Denver shpërblen Thunder të cilët duke mposhtur kampionët në fuqi 105-100, zënë vendin e dytë duke bërë gjithashtu që Nuggets të zbresin në vendin e katërt. Megjithatë, ishin miqtë ata që e nisën më mirë, duke dërguar rezultatin në 28-19 pas 12 minutash, por vendasit të udhëhequr me 34 pikë nga Shai Gilgeous-Alexander, kaluan pengesat dhe pas rezultatit 73-72 në fund të çerekut të tretë, mbyllën me +5 pikë atë final. Te Denver, pa Nikolla Jokiç nuk mjaftojnë 16 pikët dhe 13 kërcimet e Gordonit.

Rezultate në NBA:

Charlotte – Chicago, 110-117

Cleveland – Detroit, 128-121

Washington – Clippers, 109-125

Miami – Sacramento, 115-106

Houston – New Orleans, 99-110

Minnesota – Dallas, 121-87

Oklahoma – Denver, 105-100

San Antonio – Orlando, 98-108

Brooklyn – Phoenix, 120-136

Portland – Milwaukee, 119-116

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?