Boston - Cleveland

NBA/ Boston dominon Cavaliers, Oklahoma leksion Dallas Mavericks

8 Maj, 15:53| Përditesimi: 8 Maj, 16:00

  • Share

NBA në SHBA është në ndeshjet gjysmëfinale play-off. Mbrëmjen e së martës Boston Celtics dominuan 120-95 kundër Cleveland Cavaliers në Lindje, ndërsa Oklahoma City fitoi 117-95 kundër Dallas Mavericks në Perëndim.

BOSTON CELTICS-CLEVELAND CAVALIERS 120-95

Bostoni vendosi rekord kundër Cleveland, duke dominuar ndeshjen e parë dhe duke dërguar një mesazh të qartë për Cavs se do të duhet një sukses për të dërguar Celtics në shtëpi.

Loja u dominua nga skuadra e renditur si e para në Lindje në fund të sezonit të rregullt, me Boston që fitoi çdo çerek loje, duke përfunduar 10 pikë përpara në pjesën e parë (59-49) dhe duke u larguar më tej në pjesën e dytë.

Bostoni u drejtua nga Jalen Brown, i cili shënoi 32 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime, por një kontribut të shkëlqyer dha edhe White (25 pikë), Tatum (18) dhe Pritchard (16). Ndeshja e dytë do të zhvillohet natën midis të enjtes dhe të premtes, përsëri në TD Garden, me Bostonin që do përpiqet të shkojë në Ohio me rezultatin 2-0.

OKLAHOMA CITY THUNDER-DALLAS MAVERICKS 117-95

Një skenar jo shumë i ndryshëm edhe në Oklahoma. Thunder dominuan ndeshjen e parë të serisë kundër Dallas, duke gjetur menjëherë epërsinë 1-0 në seri.

Protagonist absolut ishte Shai Gilgeous-Alexander, i cili i afrohet një triple double duke shënuar 29 pikë, 9 kërcime dhe 9 asistime, ndërsa 19 për Holmgren dhe 18 për Jalen Uilliams, me Aaron Uiggins që shtoi 16 pikë.

Ashtu si ndeshja e parë, ajo e dytë mes Thunder dhe Mavericks do të zhvillohet në Oklahoma natën mes të enjtes dhe të premtes, pak pas përfundimit të Boston-Cleveland.

Si Celtics, OKC gjithashtu ëndërron për 2-0 për ta vendosur Dallasi me "shpatulla pas murit".

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?