Boston - Portland, 128-118

Sport

NBA/ Boston e Oklahoma sigurojnë zonën play-off, i bashkohen Clevelandit! Harden heroi i Clippers

6 Mars, 14:26| Përditesimi: 6 Mars, 14:28

  • Share

Në SHBA, elita e basketbollit botëror, NBA zhvilloi tetë ndeshjet e radhës nga të cilat u mësuan disa rezultate vendimtare. Pas Cleveland, edhe Boston Celtics dhe Oklahoma City Thunder kanë siguruar zonën play-off për të synuar më pas titullin kampion.

Skuadra e Cleveland siguroi fitoren e 12-të radhazi, duke mundur 112-107 Miamin. 40 pikët e realizuara nga lojtarët e stolit ishin vendimtare për Cavaliers, që kryesojnë renditjen në Konferencën e Perëndimit.

Boston Celtics fitoi 128-118 ndaj Portland dhe bëhet skuadra e dytë në Lindje që kualifikohet në fazën play-off. Derrick White me 41 pikë ishte lider për Celtics. Fiton edhe skuadra e Denver, që mposhti 116-110 Sacramento, sfidë ku të gjithë titullarët e Nuggets realizuan mbi 10 pikë.

Në Konferencën e Perëndimit vijon të dominojë ekipi i Oklahoma, që mundi 120-103 Memphis jashtë fushe, duke u kualifikuar në play-off. Sërish protagonist Alexander Shai, që realizoi 41 pikë.

Fitore të rëndësishme për renditje korri skuadra e Clippers, që falë 50 pikëve të James Harden mundi 123-115 Detroit.

Rezultatet në NBA:

Boston – Portland, 128-118

Charlotte – Minnesota, 110-125

Cleveland – Miami, 112-107

Washington – Utah Jazz, 125-122

Milwaukee – Dallas, 137-107

Denver – Sacramento, 116-110

Memphis – Oklahoma, 103-120

Clippers – Detroit, 123-115

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?