NBA zhvilloi shtatë ndeshjet e radhës në elitën e basketbollit në SHBA.
Skuadra kampione e Boston fitoi 112-105 ndaj Cleveland, ekipit që kryeson renditjen e NBA-së. Një provë force për Celtics, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund. Tatum me 22 pikë dhe White me 20 pikë ishin dy shënuesit më të mirë të Boston, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Garland për Cavaliers.
Lakers fituan 122-97 derbin e Los Angeles ndaj Clippers, fitore që erdhi pa Davis (i larguar) e pa Doncic (nuk luajti). Ishte LeBron James ai që dominoi në fushë, autor i 26 pikëve, mbështetur nga Hachimura e Reaves me nga 20 pikë secili. Ky është suksesi i tretë radhazi për Lakers, që mbajnë vendin e pestë në Perëndim.
Rezultatet në NBA:
Philadelphia – Dallas, 118-116
Brooklyn – Houston, 99-97
Cleveland – Boston, 105-112
Toronto – New York, 115-121
Chicago – Miami, 133-124
Clippers – Lakers, 97-122
Portland – Indiana, 112-89
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)