NBA ka vijuar me ndeshjet e radhës në Konferencën e Perëndimit. Basketbolli amerikan sheh Denver Nuggets që të dominojë në Perëndim, teksa koleksionojnë fitoren numër 14 radhazi.
Këtë herë radha ishte për Portland Blazers që u mundën 122-113. Fitorja nuk është diskutuar për Nuggets, edhe pse pa trajnerin Malone i cili është i infektuar me covid-19.
Për ekipin vendas siç pritej më i miri ishte Nikola Jokiç (shënoi 36 pikë, rrëmbeu 12 topa në tabelë dhe dhuroi 10 asist). Për Denver paraqitje mjaft e mirë bëri edhe Michael Porter Jr. me 23 pikë dhe Jamal Murray (17 pikë). Për miqtë nuk mjaftoi paraqitja super e Damian Lillard (44 pikë).
Ndeshje me rezultat surprizë ishte edhe ajo mes Spurs dhe Nets. San Antonio kaloi Brooklyn falë Keldon Johnson (36 pikë), Jeremy Sochan (16) dhe Jakob Poeltl (12 pikë). Në këtë duel skuadra e Nets humbi edhe shërbimet e Kyrie Irving, i cili doli nga parketi i dëmtuar.
Rezultatet NBA (18 Janar)
MILWAUKEE BUCKS-TORONTO RAPTORS 130-122
SAN ANTONIO SPURS-BROOKLYN NETS 106-98
DENVER NUGGETS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 122-113
L.A. CLIPPERS-PHILADELPHIA 76ERS 110-120