LeBron James në duelin e djeshëm

NBA/ Bucks të parët në lindje, LA Lakers katër fitore radhazi

5 Prill 2023, 11:30| Përditesimi: 5 Prill 2023, 11:31

  • Share

Thuajse të gjitha ekipet e NBA zbritën dje në fushë (me orën shqiptare), teksa janë luajtur 13 ndeshje. Ekipi i Milwaukee Bucks fitoi 140-128 ndaj Washington, duke mbrojtur kreun e renditjes në Lindje. Giannis Antetokounmpo ishte protagonist me një “triple double” (28 pikë, 11 kërcime e 10 asistime).

Fitorja e katërt radhazi për Lakers, që pas kohës shtesë mundën 135-133 Utah Jazz. U dallua LeBron James, autor i 37 pikëve, mbështetur nga Reaves me 28 pikë.

Fiton edhe Philadelphia, që mundi 103-101 rivalët e Boston në Lindje. Joel Embiid ishte i jashtëzakonshëm, autor i 52 pikëve e 13 kërcime për fituesit. Zhgënjen sërish Denver, që u mund 124-103 nga Houston. Për Houston, 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, përfshi titullarët (Jalen Green 32 pikë). Skuadra kampione e Golden State, falë 34 pikëve të Curry dhe 30 të Poole, mundi 136-125 Oklahoma, ndërsa Phoenix mundi 115-94 San Antonio (Booker 27 pikë).

Rezultatet:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?