NBA vijoi me ndeshjet e radhës këtë të mërkurë në SHBA. Boston Celtics u rikthyen te fitorja në shtëpi, duke mundur 115-93 rivalët e Portland Blazers. Nga ana tjetër, Wizard humbën në shtëpi 120-122 nga Atlanta. Chicago Bulls ishin surpriza e ditës, duke fituar 96-117 në transfertë me Denver Nuggets.
Nuggets u detyruan të dorëzoheshin në parketin ku në 25 takimet e fundit kishin fituar plot 24 herë. Për Bulls lojtarët e takimit ishin Zach LaVine (29 pikë) dhe Nikola Vuçeviç (25 pikë dhe 15 topa në tabelë). Ndërkohë që Nikola Jokiç nuk ishte ai i përhershmi duke u mjaftuar me vetëm 18 pikë të realizuara.
Publiku i Phoenix nuk mundi të shijonte debutimin e yllit të ri, Kevin Durant, te skuadra nga Arizona. Ky i fundit pësoi një dëmtim teksa po bënte përgatitjet e fundit përpara startit të takimit. Mungesa e Durant duket se “motivoi” Booker, i cili realizoi plot 44 pikë në ndeshjen ku Suns mundën formacionin e Thunder të ardhur nga Oklahoma me rezultatin 132-101.
Rezultatet:
WASHINGTON WIZARDS-ATLANTA HAWKS 120-122
BOSTON CELTICS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 115-93
NEW ORLEANS PELICANS-DALLAS MAVERICKS 113-106
DENVER NUGGETS-CHICAGO BULLS 96-117
PHOENIX SUNS-OKLAHOMA CITY THUNDER 132-101
MIAMI HEAT-CLEVELAND CAVALIERS 100-104
L.A. CLIPPERS-TORONTO RAPTORS 108-100