NBA ka zhvilluar ndeshjet e radhës. Mes Indiana Pacers dhe Filadelfia 76ers fituan sulmet e shumta me dy skuadrat që shënuan mbi 140 pikë në një ndeshje ku u shkrua historia pasi është e gjashta ku shënohen kaq shumë pa kohë shtesë. Për Pacers protagonist absolut ishte Tyrese Haliburton me 40 pikë dhe 16 asist. Ndërkohë që Filadelfia ia doli falë lojës në grup të Harden (14 pikë, 20 asist dhe 9 topa në tabelë) dhe Joel Embiid (42 pikë). Falë këtij triumfi Filadelfia është vetëm dy fitore larg vendit të dytë të Konferencës të Lindjes, pozicion ky aktualisht i Bostonit.
Skuadra e Celtics vuajti një disfatë në fund edhe pse në parket nuk kishte lojtarë si Tatum dhe Horford. Ndeshja mes Cleveland dhe Boston u vendos vetëm 0.8 sekonda nga fundi kur Grant Williams kishte dy goditje të lira në dispozicion për të thyer ekulibrin (ndeshja ishte 109-109). Lojtari gaboi dhe kështu për të vendosur fituesen e mbrëmjes u desh koha shtesë. Në minutat shtesë sulmi i Bostonit frenoi duke shënuar vetëm 5 pikë ndërkohë që ekipi Cavaliers vazhdoi traditën duke regjistruar fitoren e shtatë në po kaq takime që ka shkuar me shtesë. Më të mirët për Cavaliers ishin Evan Mobley (25 pikë) dhe Lamar Stevens (17 topa në tabelë).
Ndeshjet NBA (7 Mars)
DETROIT PISTONS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 104-110
MIAMI HEAT-ATLANTA HAWKS 130-128
INDIANA PACERS-PHILADELPHIA 76ERS 143-147
DENVER NUGGETS-TORONTO RAPTORS 118-113
SACRAMENTO KINGS-NEW ORLEANS PELICANS 123-108
CLEVELAND CAVALIERS-BOSTON CELTICS 118-114 Kohë shtesë