NBA ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit (me orën shqiptare) 6 përballje të tjera ku spikat fitorja e Oklahoma City Thunder ndaj Los Angeles Clippers. Këta të fundit u mposhtën me vetëm 1 pikë diferencë në sfidën që u mbyll në shifrat 101- 100. Ishte Shai Gilgeous-Alexander, lojtari që spikati më shumë në këtë përballje me 31 pikë 7 rebound e 4 asist.
Washington Wizards pësojnë humbjen e tretë radhazi, këtë herë nga Orlando Magic me rezultatin 122-112. Një lojë e mirë ekipore nga Orlando, ndërsa lojtari që realizoi më shumë në këtë takim është Porzingis me 30 pikë. Për Orlandon më shumë realizoi Harris, 22 pikë.
Celtics mbyllën një tur të gjatë 6 ndeshje në transfertë duke arritur fitoren e katërt përballë njërës prej skuadrave më të forta të Konferencës të Perëndimit, Sacramentos me rezultatin 109-132.
Për ekipin e Kings ishte një humbje e kuptueshme pasi ajo e mbrëmshmja ishte ndeshja e katërt në shtatë ditët e fundit ku për plot katër herë kanë luajtur në qytete me zona hohore të ndryshme.
Për këtë arsye sulmi i Sacramentos vuajti shumë lodhjen përballë një mbrojtje të fortë siç është ajo e Bostonit. Sa i përket lojtarëve më të mirë të mbrëmjes mes më të mirëve figuron Jayson Tatum me 36 pikë, Jaylen Brown me 27 dhe Derrick White me 20 pikë dhe 11 asist.
Ndeshjet (21 Mars)
ORLANDO MAGIC-WASHINGTON WIZARDS 122-112
ATLANTA HAWKS-DETROIT PISTONS 129-108
BROOKLYN NETS-CLEVELAND CAVALIERS 109-115
NEW ORLEANS PELICANS-SAN ANTONIO SPURS 119-84
SACRAMENTO KINGS-BOSTON CELTICS 109-132
L.A. CLIPPERS-OKC THUNDER 100-101