NBA zhvilloi ndeshjen e radhës gjysmëfinale në Konferencën e Lindjes. Në "TD Garden", Boston Celtics bëri detyrën në shtëpi kundër Philadelphia 76ers duke fituar 121-87, në një ndeshje të dominuar nga skuadra "kelte" duke dërguar shifrat e përgjithshme në 1-1.
Perioda e parë u mbyll 28-22 për vendasit, teksa në të dytën 76ers e morën veten duke e mbyllur në humbje 29-27. Çereku i tretë i ndeshjes pa një dominim të Celtics, duke fituar 35-16. Në periodën e katërt Celtics dominoi 29-22, për rezultatin final 121-87.
Ai që shkëlqeu në parket ishte Jaylen Brown me 25 pikë, 4 asiste dhe 3 topa në tabelë, ndërsa pas tij vinte lojtari tjetër i Celtics, Malcolm Brogdon, me 23 pikë, 2 asiste dhe 6 topa në tabelë.