NBA ka zhvilluar ndeshjet e radhës play-off në të dyja konferencat. Në Lindje, Boston Celtics fitoi 86:95 kundër Philadelphia 76ers, teksa në Perëndim Denver Nuggets fitoi 100:125 kundër Phoenix Suns në transfertë, duke dërguar serinë e suksesit në 4-2 në ndeshjet e përgjithshme.
Më i miri për Nuggets ishte Nikola Jokic me 32 pikë, 10 kërcime në tabelë dhe 12 asiste. 26 pikë për të tijtë shtoi edhe Jamal Murry dhe 21 pikë shënoi Pole. Te Suns Cameron Payne shënoi 31 pikë, 6 kërcime në tabelë dhe 2 asiste. Kevin Durant shtoi 23 pikë, teksa 13 pikë shënoi edhe Landale.
Në Philadelphia, 76ers humbi në shtëpi 86:95 kundër Boston Celtics. Te miqtë ishte deçiziv Marcus Smart me 22 pikë, shtatë kërcime në tabelë dhe shtatë asistime. 19 pikë shtoi Tatum, 17 Brow dhe 16 Brogdon. Tanimë seria e ndeshjeve mes tyre është 3-3, me ndeshjen e fundit finale që do vendosë se kush do kalojë më tej.