LeBron James në aksion

NBA/ Cleveland 13-të fitore radhazi, LeBron James 35 pikë në triumfin e Lakers! Sukses për Celtics dhe Bucks

14 Nëntor, 12:51| Përditesimi: 14 Nëntor, 12:55

  • Share

SHBA - Ecuria perfekte e Cleveland në NBA nuk ndalet, me Cavaliers që kanë mposhtur Filadelfian (114-106) dhe kanë arritur një rekord 13-0, duke mbetur të pamposhtut këtë sezon dhe mbetur të parët në Lindje.

OKC mposht Pelicans 106-88 dhe është në krye në Perëndim. Boston dhe Lakers janë gjithashtu të buzëqeshur, duke mposhtur Brooklyn (139-114) dhe Memphis (128-123), ndërsa Clippers janë mposhtur 111-103 në Hjuston. Phoenix humbet gjithashtu (127-104 nga Sacramento ) dhe Knicks (124-123 nga Chicago ), Milëaukee fiton (127-120 ndaj Detroitit).

Skuadra e Cleveland vijon marshimin e saj në NBA këtë sezon, duke korrur suksesin e 13-të radhazi në po kaq takime të zhvilluara. Cavaliers fituan sot 114-106 në fushën e Philadelphia, ky dyshja Garland-Mitchell realizoi 48 pikë se bashku.

Pas kohës shtesë triumfon ekipi i Milwaukee, që mundi 127-210 Detroit, ndeshje ku Antetokounmpo realizoi 59 pikë e 14 rebound.

Fiton edhe skuadra e Boston, që mundi 139-114 Brooklyn jashtë fushe, falë 36 pikëve të Jayson Tatum.

Moment të mirë po kalon edhe ekipi i Lakers, që mposhti 128-123 Memphis. LeBron James magjik me një “triple double” (35 pikë, 12 rebound, 14 asist). Oklahoma merr kreun e renditjes në Perëndim pas fitores 106-88 ndaj New Orleans (Williams 31 pikë).

Rezultatet:

PHILADELPHIA 76ERS-CLEVELAND CAVALIERS 106-114

BROOKLYN NETS-BOSTON CELTICS 114-139

OKLAHOMA CITY THUNDER-NEW ORLEANS PELICANS 106-88

LOS ANGELES LAKERS-MEMPHIS GRIZZLIES 128-123

MILWAUKEE BUCKS-DETROIT PISTONS 127-120

SAN ANTONIO SPURS-WASHINGTON WIZARDS 139-130

SACRAMENTO KINGS-PHOENIX SUNS 127-104

HOUSTON ROCKETS-LOS ANGELES CLIPPERS 111-103

PORTLAND TRAIL BLAZERS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 106-98

NEW YORK KNICKS-CHICAGO BULLS 123-124

ORLANDO MAGIC-INDIANA PACERS 94-90

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?