Portland - Oklahoma

NBA/ Cleveland dhe Oklahoma ende të pamposhtur, Boston e Lakers rikthehen te fitorja

2 Nëntor, 13:21| Përditesimi: 2 Nëntor, 13:24

  • Share

SHBA - Ecuria perfekte e Cleveland dhe Oklahomas në basketbollin amerikan vazhdon. Cavs arrijnë gjashtë nga gjashtë falë 120-109 ndaj Orlandos, ndërsa Thunder dominojnë (137-114) në Portland.

Bostoni dhe Lakers kthehen te fitorja. Kampionët në fuqi të Celtics kalojnë  Charlotte (124-109), verdhevjollcët fitojnë 131-125 në Toronto. Minesota mposht Denverin 119-116, Brooklyn (120-112 kundër Çikagos), Knicks (128-98 në Detroit) dhe Sacramento (123-115 në Atlanta) gjithashtu buzëqeshin.

Kampionët e Boston rikthehen te fitorja, duke mundur 124-109 Charlotte jashtë fushe. Jayson Tatum me 35 pikë e 11 rebound ishte protagonist për Celtics, mbështetur edhe nga Broën me 25 pikë.

Te fitorja rikthehet pas dy humbjesh edhe ekipi i Lakers, që mundi 131-125 Toronto pas një loje spektakolare. Dyshja Davis-James bëri diferencën në fushë, me 65 pikë së bashku.

Oklahoma, ende e pamposhur udhëheq renditjen në Perëndim, duke fituar 137-114 naj Portland, sfidë ku u dallua Shai me 30 pikë.

Ndërsa në Lindje kryeson Cleveland, që falë 25 pikëve të Garland mundi 120-109 Orlando. Edhe Cleveland është i pamposhtur deri më tani në NBA.

Vijon momenti negativ i Denver, që u mund 119-116 nga Minnesota. Enthony Eduards ishte protagonist në fitoren e ekipit të tij.

Rezultatet:

CLEVELAND CAVALIERS-ORLANDO MAGIC 120-109

PORTLAND TRAIL BLAZERS-OKLAHOMA CITY THUNDER 114-137

CHARLOTTE HORNETS-BOSTON CELTICS 109-124

TORONTO RAPTORS-LOS ANGELES LAKERS 125-131

DETROIT PISTONS-NEW JORK KNICKS 98-128

MINESOTA TIMBERWOLVES-DENVER NUGGETS 119-116

ATLANTA HAWKS-SACRAMENTO KINGS 115-123

BROOKLYN NETS-CHICAGO BULLS 120-112

NEW ORLEANS PELICANS-INDIANA PACERS 125-118

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?