Cleveland Cavaliers arritën fitoren e tyre të pesëmbëdhjetë në po aq ndeshje NBA (elita e basketbollit në SHBA), me Cavs që mundën Charlotte 128-114. Ndeshja e madhe në Perëndim shkon në Dallas , të cilët fituan 121-119 në OKC, ndërsa Clippers mundën Utah 116-105 .
'Triple' nga Randle i lejon Minesotës të kapërcejë Phoenix 120-117 , ndërsa derby shkon përsëri në Nju Jork: 114-104 ndaj Brooklyn. Gjashtë pikë nga Fontecchio në fitoren 124-104 të Detroitit ndaj Uashingtonit.
Rekordi i Cavaliers
Cavaliers mposhtën Charlotte duke kthyer në një start ëndrrash këtë fillim sezoni të NBA. Ekipi nga Cleveland ka shënuar fitoren e 15-të radhazi në po kaq takime të këtij sezoni, duke barazuar kështu një rekord të vendosur më parë nga tri skuadra.
Cavs mundën 128-114 ekipin e Hornets në një duel ku spikati Darius Garland me 25 pikë. Ndërsa paraqitje për t'u vlerësuar ishte edhe ajo e e Ty Jerome, i cili luajti në vend të Donovan Mitchell, duke realizuar 24 pikë në “Rocket Mortgage FieldHouse” të Cleveland.
Një arritje të tillë më parë e kishin bërë Uashington Capitols dhe Houston Rockets respketivisht në 1949 dhe 1994. Ndërsa në 2016-ën Golden State Warriors, shkoi edhe më tutje duke vendosur një rekord absolut 24-0.
Rezultatet:
CLEVELAND CAVALIERS-CHARLOTTE HORNETS 128-114
OKLAHOMA CITY THUNDER-DALLAS MAVERICKS 119-121
MINESOTA TIMBERWOLVES-PHOENIX SUNS 120-117
NEW YORK KNICKS-BROOKLYN NETS 114-104
LOS ANGELES CLIPPERS-UTAH JAZZ 116-105
MEMPHIS GRIZZLIES-DENVER NUGGETS 105-90
CHICAGO BULLS-HOUSTON ROCKETS 107-143
INDIANA PACERS-MIAMI HEAT 119-110
PORTLAND TRAIL BLAZERS-ATLANTA HAWKS 114-110
WASHINGTON WIZARDS-DETROIT PISTONS 104-124