Washington Wizards - Cleveland Cavaliers

Sport

NBA/ Cleveland komandon Lindjen, Oklahoma Perëndimin! Humbasin Miami e Bucks

8 Shkurt, 15:09| Përditesimi: 8 Shkurt, 15:13

  • Share

SHBA - Elita e basketbollit amerikan, NBA zbriti në parket me shtatë ndeshjet e radhës. Fitore për Cleveland dhe Oklahoman, që komandojnë Konferencat në Lindje dhe Perëndim.

Cleverland fitoi 134-124 në fushën e Washington dhe mbron vendin e parë të renditjes në Konferencën e Lindjes. Të gjithë titullarët e Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Donovan Mitchell me 33 pikë.

Në Konferencën e Perëndimit, në vendin e parë ndodhet Oklahoma që mposhti 121-109 Toronto. Jalen Williams me 27 pikë e Alexander Shai me 25 pikë bënë diferencën në fushë për vendasit.

Vijon sezoni i lëkundur për Milwaukee, që u mposht 115-110 nga Atlanta. Vendimtar stoli i skuadrës vendase, nga ku erdhën 42 pikë. Humbet edhe Miami, 102-86 në fushën e Brooklyn, ndeshje ku u dallua Cameron Johnson me 17 pikë.

Rezultatet:

Charlotte – San Antonio, 117-116

Washington – Cleveland, 124-134

Atlanta – Milwaukee, 115-110

Brooklyn – Miami, 102-86

Detroit – Philadelphia, 125-112

Oklahoma – Toronto, 121-109

Phoenix – Utah Jazz, 135-127

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?