Golden State vs Atlanta

NBA/ Cleveland rikthehet te fitorja, buzëqeshin Bucks e Knicks! Golden State prin në Perëndim

21 Nëntor, 13:59| Përditesimi: 21 Nëntor, 14:02

  • Share

SHBA - Elita e basketbollit në SHBA, NBA ka vijuar me ndeshjet e radhës ku nuk kanë munguar surprizat.

Cleveland Cavaliers iu rikthyen menjëherë suksesit pas humbjes ndaj Bostonit dhe e bënë këtë duke mposhtur New Orleans 128-100. Milwaukee mundi Chicagon 122-106, ndërsa Golden State fitoi 120-97 ndaj Atlantës.

Një tjetër humbje për Filadelfia, e mundur 117-111 nga Memphis. OKC (109-99 ndaj Portlandit), Houston (130-113 ndaj Indianës), Clippers (104-93 ndaj Orlandos) dhe mbi të gjitha Knicks (138-122 ndaj Suns) janë duke buzëqeshur.

Cleveland rikthehet te fitorja në NBA, duke mundur 128-100 New Orleans dhe mbrojtur kreun e renditjes në Lindje. 7 lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Ty Jerome me 29 pikë, që i bëri të pavlefshme 34 pikët e Reeves për miqtë.

Pa probleme fiton edhe skuadra e Milwaukee, që mundi 122-106 Chicago, ndeshje ku Antetokounmpo realizoi 41 pikë. Houston, falë 31 pikëve e 12 rebound të Sengun, mundi 130-113 Indiana, duke ngjitur shkallët në renditje.

Në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit ngjitet ekipi i Golden State, që mundi 120-97 Atlanta. Wiggins me 27 pikë e Curry me 23 pikë bënë diferencën në fushë për skuadrën e Warriors.

Rezultatet:

NEW ORLEANS PELICANS-CLEVELAND CAVALIERS 100-128

CHICAGO BULLS-MILWAUKEE BUCKS 106-122

PHILADELPHIA 76ERS-MEMPHIS GRIZZLIES 111-117

PORTLAND TRAIL BLAZERS-OKLAHOMA CITY THUNDER 99-109

INDIANA PACERS-HOUSTON ROCKETS 113-130

ATLANTA HAWKS-GOLDEN STATE WARRIORS 97-120

NEW YORK KNICKS-PHOENIX SUNS 138-122

ORLANDO MAGIC-LOS ANGELES CLIPPERS 93-104

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?