Nata e basketbollit në NBA na dhuroi një tjetër fitore për Cleveland Cavaliers, të cilët konfirmojnë rekordin; 12 suksese nga 12 ndeshje të luajtura në këtë fillim sezoni, me 119-113 ndaj Chicago Bulls dhe 36 pikë të shënuara nga Donovan Mitchell.
Lidershipi i paprekshëm në Lindje për Cavs, ndërsa Oklahoma kryeson në Perëndim. Shai Gilgeous-Alexander (45 pikë) i prin kundër Clippers, rezultati 9-2. Wembanyama (34+14) kryeson me Spurs, fitore për Houston dhe Nets.
Ekipi i Cleveland vijon të dominojë këtë sezon në NBA, duke korrur sot fitoren e 12-të radhazi (ende asnjë humbje). Cavaliers fituan 119-113 në fushën e Chicago, ku protagonist ishte Donovan Mitchell, autor i 36 pikëve.
Fiton skuadra e San Antonio, që mundi 116-96 Sacramento, ndeshje Victor Wembayama realizoi 34 pikë e 14 rebound për Spurs. Një triumf në sekondat e fundit për Brooklyn, që mundi 107-105 Neë Orleans jashtë fushe (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë).
Skuadra e Oklahomës rikthehet te fitorja, duke mundur 134-128 Clippers dhe udhëheq në Perëndim. Alexander Shai me 45 pikë ishte lider për Oklahomën. Ekipi i Houston, falë 27 pikëve e 17 rebound të Sengun, mundi 107-92 Washington.
Rezultatet:
CHICAGO BULLS-CLEVELAND CAVALIERS 113-119
OKLAHOMA CITY THUNDER-LOS ANGELES CLIPPERS 134-128
SAN ANTONIO SPURS-SACRAMENTO KINGS 116-96
NEW ORLEANS PELICANS-BROOKLYN NETS 105-107
HOUSTON ROCKETS-WASHINGTON WIZARDS 107-92