Basketbolli elitar në SHBA, NBA zhvilloi pesë ndeshjet e radhës në parket.
Fitore të madhe siguroi Golden State, që falë 27 pikëve të Stephen Curry dhe formës së Jimmy Butler mundi 105-98 Houston. Skuadra e Clippers siguroi fitoren e dytë radhazi në 24 orë, duke mundur 120-116 Utah Jazz, takim ku u dallua James Harden me 32 pikë.
Oklahoma, skuadra që kryeson renditjen në Perëndim u mposht 116-101 në fushën e Minnesota. Naz Reid me 27 pikë e 14 kërcime në tabelë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, mbështetur edhe nga Anthony Edwards me 23 pikë.
Në një ndeshje spektakolare, ekipi i New Orleans mposhti 140-133 Sacramento. CJ McCollum realizoi 43 pikë për vendasit. Fitoi edhe skuadra e Dallas, që mundi 118-113 Miami, sfidë ku 7 lojtarë të ekipit teksan realizuan mbi 10 pikë.
Rezultatet:
New Orleans – Sacramento, 140-133
Houston – Golden State, 98-105
Minnesota – Oklahoma, 116-101
Dallas – Miami, 118-113
Utah Jazz – Clippers, 116-120
Komente
