Stephen Curry

Sport

NBA/ Dikush të ndalë Lakers, 'magjiku' Curry me 56 pikë i jep fitoren Golden State

28 Shkurt, 12:46| Përditesimi: 28 Shkurt, 12:52

  • Share

Elita e basketbollit në SHBA, NBA zhvilloi mëngjesin e kësaj të premteje me orën shqiptare pesë ndeshje. Spektakli dhe surprizat nuk munguan në parket, aty ku Lakers vijon të fitojë, ndërsa Golden State Warriors i falen "magjisë" së Stephen Curry me 56 pikë për triumfin.

Lakers vuajnë kundër Minnesota, por i zakonshmi LeBron James i udhëhoqi drejt suksesit në sprintin final. Fitorja e katërt radhazi për Lakers, që në fushën e tij mundi 111-102 Minnesota. James me 33 pikë e 17 rebound, Reaves me 23 pikë e Doncic me 21 pikë bënë diferencën në fushë për kalinfornianët.

Jashtë fushe triumfon edhe Golden State, që mundi 121-115 Orlandon. Mbrëmje magjike për Stephen Curry, autor i 56 pikëve, me 12 gjuajtje të sakta nga distanca. Ekipi i Dallas, falë 25 pikëve të Kyrie Irving mundi 103-96 Charlotte.

Rezultate:

Orlando – Golden State, 115-121

Milwaukee – Denver, 121-112

Dallas – Charlotte, 103-96

Phoenix – New Orleans, 116-124

Lakers – Minnesota, 111-102

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?