LeBron James e kishte ëndërr të ishte në parket duke pasur të birin në krah dhe kjo gjë e veçantë më në fund ndodhi. “Mbreti I basketbollit” doli në fushë me fanellën e Lakersave në sfidën përgatitore ndaj Fenix, ndërsa me të njëjtën bluzë ishte edhe djali I tij, Bronnny.
Babai mbush 40 vjeç në fund të dhjetorit, ndërsa Bronny është vetëm 20 vjeç. Një diferencë 20-vjeçare, një diferencë brezash, por kjo nuk e pengoi legjendën e koshit që ta realizonte ëndrrën.
Bronny luajti pak, ndërsa gjatë verës ka pasur kritika se ai nuk e meriton të jetë tek Lakers dhe se kjo ndodh vetëm sepse e dëshiron LeBron. Në përballjen e humbur 114-118 ndaj Fenix Sunset, Bronny pati vetëm dy pikë, pa topa në tabela e pa asiste, ndërsa ishte në fushë për 13 minuta.
LeBron luajti pak më shumë, 16 minuta, duke shënuar 19 pikë, e duke shtuar 4 asistë dhe 5 topa në tabela. Pritet që babë e bir të jenë këtë sezon së bashku në NBA.