Fanella e veshur nga Kobe Bryant më 3 nëntor të vitit 1996 kundër Minnesota Timberwolves u hodh në ankand dhe u shit për 7 milionë dollarë. Vetëm 6 minuta në fushë luajti Bryant, por ai ka bërë histori.
Gjashtë minuta e la trajneri Eddie Jones në fushë, një goditje e marrë dhe e humbur, një kërcim, një bllokim, një top i humbur, një faull. Ishte 3 nëntor 1996, Los Angeles Lakers mundën Minesotan 91-85 dhe objektivisht kishim parë debutime më të mira për fillestarët, por të gjithë e dinin që Kobe Bryant, 18 vjeç, i zgjedhur me numrin 13 në draft, ishte më i mirë se kaq.
Ajo që askush nuk priste është se ai do të vendosej si një nga basketbollistët më të mirë në historinë e basketbollit amerikan; 5 herë kampion i NBA-së, dy herë MVP i finaleve, dy herë pikashënuesi më i mirë, njëmbëdhjetë herë në All-Star dhe nëntë herë Ekipi All-Defensive, 18 herë All Star, duke përfshirë katër si MVP dhe një fitore në garën olimpike.
Epo, fanella nga ai debutim e tregoi vlerën që ka. Ajo u shit në Sotheby's për 7 milionë dollarë dhe renditet e katërta në mesin e fanellave më të shtrenjta të shitura në ankande.
Kujtojmë se Kobe Bryant u nda nga jeta së bashku me të bijën, Gianna, më 26 janar 2020 gjatë një aksidenti ajror në Californi.
Fanellat më të shtrenjta të shitura në ankande:
1. Babe Ruth (2024, 24,1 milionë dollarë)
2. Michael Jordan (2022, 10,1 milionë dollarë)
3. Diego Armando Maradona (2022, 9,3 milionë dollarë)
4. Leo Messi (2023, 7,8 milionë dollarë)
5. Kobe Bryant (2025, 7 milionë dollarë)
6. Jackie Robinson (2019, 4,2 milionë dollarë)
7. Lou Gehrig (2019, 2,58 milionë dollarë)
8. Joe Montana (2023, 1,2 milionë dollarë)
Komente
