Foto ilustruese

NBA/ Finalet magjike të play-off, Boston dhe Dallas përballen për titullin kampion

5 Qershor, 22:45| Përditesimi: 5 Qershor, 22:46

  • Share

Më datën 6 qershor do të luhet finalja e parë play off në NBA. Përballë njera-tjetrës janë Boston Celtics (kampion në Lindje) dhe Dallas Mavericks (kampion në Perëndim), dy skuadra që synojnë fitoren dhe të shkruajnë historinë.

Një përballje me mjaft yje, që pritet të thonë fjalën e tyre në parket. Boston do të ketë faktorin fushë në favorin e tij (4 nga 7 ndeshje i luan në shtëpi), duke qenë se e mbylli sezonin e rregullt më mirë se Dallas.

Pas gati një jave pushim, të dyja skuadrat mbërrijnë në përballjen e parë me “arsenalin” e plotë dhe gati për të befasuar. Historia dhe sezoni thonë se Celtics janë favoritë, por gabim të nënvlerësosh ekipin teksan.

Te Boston, basketbollistët Jrue Holiday, Derrick Uhite, Al Horford e Kristaps Porzingis, janë në mbështetje të dyshes magjike Jayson Tatum e Jaylen Broun. Një formacion ku nuk gjen mangësi, pasi edhe stoli është një armë e fortë.

Te Dallas, fusha ka treguar se loja përqendrohet më së shumti të dyshja Luka Doncic e Kyrie Irving, që falë përvojës dinë të dalin nga vështirësitë. Ata do të kenë mbështetjen e PJ Uashington, Dereck Lively, Jossh Green e Tim Hardauay.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?