Elita e basketbollit në SHBA, NBA vijoi me nëntë ndeshjet e radhës në parket. Dy të parat në Konferencat përkatëse fituan. Minesota triumfoi 124-117 në shtëpi kundër Detroitit, ndërsa Bostoni buzëqeshi 117-98 po në shtëpi kundër Spurs. Lakers mundën Dallasin 127-110, ndërsa humbja e Milwaukee 135-95 në Cleveland bëri zhurmë.
Suksese në shtëpi për New Yorkun, Toronton dhe Atlantën, të cilat mundën përkatësisht Houston (109-94), Miami (121-97) dhe Orlando (106-104), ndërsa Portland dhe Pelicans gjithashtu bënë mirë.
CLEVELAND CAVALIERS-MILWAUKEE BUCKS 135-95 / Lajmi i ditës në NBA, të paktën përsa i përket parketit është humbja 135-95 që Cleveland u jep Bucks. Në Ohio nuk ka kurrë histori. Cavs dominojnë dhe e mbyllin ndeshjen shumë përpara sirenës së fundit, duke qenë se me 12 minuta para përfundimit janë +41 pikë (108-67). Më i miri për vendësit është Donovan Mitchell, autor i 31 pikëve dhe 7 asistimeve. Milwaukee kështu largohet nga maja, por mbetet i dyti në Lindje.
Rezultatet në NBA:
Detroit – Minesota, 117-124
Atlanta – Orlando, 106-104
Boston – San Antonio, 117-98
Cleveland – Milwaukee, 135-95
New York – Houston, 109-94
Toronto – Miami, 121-97
New Orleans – Charlotte, 132-112
Lakers – Dallas, 127-110
Utah Jazz – Golden State, e shtyrë
Portland – Brooklyn, 105-103
Komente
