SHBA - Los Angeles Lakers ka vijuar me fitoret, teksa kanë marrë të tretën radhazi. Në sfidën e zhvilluar në Crypto Arena para 18 mijë tifozëve, Lakers kanë triumfuar me rezultat të thellë 134-107 ndaj Memphis Grizzlies. D’Angelo Russell ishte më i miri në këtë sfidë me 24 pikë e pesë asistime, i ndjekur nga Rui Hachimura me 23 pikë të tjera.
Paraqitje të mirë pati edhe Anthony Davis me 19 pikë e 11 kërcime, derisa LeBron James dhe Austin Reaves shtuan nga 16 pikë të tjera. Te skuadra mike më i miri ishte Santi Aldama me 24 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.
Në ndeshjet e këtij mëngjesi (me orën shqiptare), fitore me tension mori Minesotta Timberuolves 101-104 kundër Golden State. 76ers humbën në shtëpi 126-132 me Pacers, ndërsa Thunder mundën thellë 123-87 Spurs. Miami Heat siguroi suksesin 111-105 kundër Hornets., teksa edhe Pelicans fituan 131-110 kundër Mavericks. Nuggets mundën 111-108 Clippers.
Ndeshja e mëngjesit të sotëm midis Golden State Warriors dhe Minnesota Timberwolves (101-104) në NBA, u shënua nga skena jo të hijshme kur Klay Thompson dhe Jaden McDaniels u përplasën gjatë çerekut të parë, duke shkaktuar një rrëmujë të madhe, grushta, përplasje dhe dhunë. Dy protagonistët ishin me fanella të grisura, ndërkohë që pas ndërhyrjes në parket situata u qetësua.