NBA në SHBA zhvilloi gjashtë ndeshjet e radhës në parket, aty ku si përherë spektakli është i garantuar. Golden State humbi në shtëpinë e 76ers, ndërsa Bucks u imponuan në udhëtim me Dallas Mavericks.
Ndeshja më interesante u zhvillua mes Dallas Mavericks dhe Milwaukke Bucks, ku triumfuan miqtë me 15 pikë diferencë 117-132. Giannis Antetokounmpo me 29 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime ishte më efikasi për skuadrën fituese, teksa me lojë të mirë u dallua edhe Damien Lillard me 28 pikë.
Kyrie Irving ishte më i miri te vendasit me 31 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.
Rezultatet:
Charlotte - Washington 100-113
Detroit - Brooklyn 115-94
Houston - Sacramento 103-113
Memphis - San Antonio 128-130
Philadelphia 76ers - Golden State Warriors 126-119
Dallas Mavericks - Milwaukee Bucks 117-132
Komente
