NBA ka nisur sezonin e ri në elitën e basketbollit amerikan. Pas fitoreve të Lakers dhe Celtics një ditë më parë, radha ishte për dhjetë sfidat e radhës.
Miluaukee Bucks mbizotëron ndaj Filadelfias, pa Embiid dhe George, teksa sfida përfundon 124-109. 'KO' për Clippers në debutimin e tyre në Intuit Dome; Phoenix feston (116-113 në shtesë). Golden State mposht Portlandin , Orlando fiton derbin ndaj Miamit.
Miluaukee arriti të triumfojë 124-109 jashtë fushe, duke mundur Philadelphia. Një sfidë mes dy ekipesh pretendente në Konferencën e Lindjes. Lillard me 30 pikë e Antetokounmpo me 25 pikë e 14 rebound, ishin më të mirët në fushë për Bucks. Për miqtë, të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë.
Pas kohës shtesë triumfon skuadra e Phoenix, që mundi 116-113 Clippers jashtë fushe. Durant me 25 pikë e Beal me 24 bënë diferencën në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Harden.
Fitore të rëndësishme jashtë fushe siguroi edhe ekipi i Golden State, që mundi 139-104 Portland, ku 7 lojtarë të Warriors realizuan mbi 10 pikë. Zhgënjen Miami, që në fushën e tij u mund 116-97 nga Orlando (Banchero 33 pikë).
Rezultatet në mbrëmjen e NBA:
PHILADELPHIA 76ERS-MILWAUKEE BUCKS 109-124
LOS ANGELES CLIPPERS-PHOENIX SUNS 113-116
PORTLAND TRAIL BLAZERS-GOLDEN STATE WARRIORS 104-139
DETROIT PISTONS-INDIANA PACERS 109-115
MIAMI HEAT-ORLANDO MAGIC 97-116
TORONTO RAPTORS-CLEVELAND CAVALIERS 106-136
NEW ORLEANS PELICANS-CHICAGO BULLS 123-111
ATLANTA HAWKS-BROOKLYN NETS 120-116
HOUSTON ROCKETS-CHARLOTTE HORNETS 105-110
UTAH JAZZ-MEMPHIS GRIZZLIES 124-126