Golden State Warriors - Utah Jazz

Sport

NBA/ Golden State rikthehet të fitojë, Lakers zhgënjen pas katër ndeshjeve

29 Janar, 13:19| Përditesimi: 29 Janar, 13:23

  • Share

SHBA - Basketbolli elitar në SHBA, NBA zhvilloi katër ndeshje në parket. Disa nga skuadrat pretendente për titull zhgënjyen, ndërsa Golden State Warriores u rikthye të fitojë.

Pas katër fitoresh radhazi, skuadra e Lakers u mund 118- 104 nga Philadelphia. LeBron James realizoi 31 pikë, por që s’mjaftuan për Lakers, ndërkohë që për vendasit shkëlqeu Tyrese Maxy me 43 pikë.

Humbet edhe skuadra e Milwaukee, që u ndal 125-112 nga Portland. Antetokounmpo realizoi 39 pikë e 12 rebound për Bucks, por që mbetën për statistikë. Për Portland u dallua Deni Avdija me 30 pikë.

Rikthehet te fitorja ekipi i Golden State, që mundi 114-103 Utah Jazz. Vendimtar stoli i skuadrës së Warriors, nga ku erdhën 51 pikë. Fitore të vështirë korri jashtë fushe Houston, që mundi 100-96 Atlanta. Jalen Green me 25 pikë ishte lider në fushë për miqtë.

Rezultatet:

Atlanta – Houston, 96-100

Philadelphia – Lakers, 118-104

Golden State – Utah Jazz, 114-103

Portland – Milwaukee, 125-112

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?