Golden State - Dallas

NBA/ Golden State triumfon me Dallas, Curry 37 pikë! Bien kampionët e Celtics, Detroit mposht Miamin në shtesë

13 Nëntor, 12:01| Përditesimi: 13 Nëntor, 12:04

  • Share

Mbrëmja e basketbollit në NBA-së na dhuroi supersfidën mes Golden State dhe Dallasit, me Warriors që arrijnë të fitojnë 120-117 falë 37 pikëve të Steph Curry. Ndeshja mes Golden State dhe Dallas ishte e veçantë për Thomson pasi ishte e hera e parë që shkonte në San Francisko si rival, por në fund të takimit i gjithë publiku përfundoi duke brohoritur për “binjakun” e tij, Curry.

Humbje për Boston Celtics, i cili në shtëpi u mund 117-116 nga Atlanta në finale. Fitore jashtë fushe për Phoenix (120-112 ndaj Utah) dhe Nju Jorkut (111-99 në Filadelfia).

Miluaukee fiton 99-85 ndaj Torontos, Miami duhet të dorëzohej në kohën shtesë 123-121 në fushën e Detroitit. Orlando-New Orleans 114-89.

Rezultatet:

GOLDEN STATE WARRIORS-DALLAS MAVERICKS 120-117

BOSTON CELTICS-ATLANTA HAWKS 116-117

UTAH JAZZ-PHOENIX SUNS 112-120

PHILADELPHIA 76ERS-NEW YORK KNICKS 99-111

DETROIT PISTONS-MIAMI HEAT 123-121 (dts)

ORLANDO MAGIC-NEW ORELANS HORNETS 114-89

MILWAUKEE BUCKS-TORONTO RAPTORS 99-85

PORTLAND TRAIL BLAZERS-MINESOTA TIMBERWOLVES 122-108

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?