Oklahoma - Golden State

Sport

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim

28 Nëntor 2024, 12:34| Përditesimi: 28 Nëntor 2024, 12:41

  • Share

SHBA - Elita e basketbollit amerikan, NBA zhvilloi 14 ndeshjet e radhës dhe në parket pati surpriza.

Oklahoma City Thunder merr vëmendjen pas fitores 105-101 ndaj Golden State dhe arratiset në krye në Perëndim, me Houston të gjithë në ndjekje. Lakers i rikthehen suksesit, krizë për Filadelfia dhe Minesota. Dallas mposht Knicks, Cleveland humbet çuditërisht nga Atlanta. 18 pikë për Fontecchio, por Pistons humbin ndaj Memphis (131-111).

Humbja e dytë sezonale për Cleveland, që u mund në fushën e tij 135-124 nga Atlanta, në një ndeshje spektakolare. 7 lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Donovan Mitchell për Cavaliers.

Pas tri humbjesh rikthehet te fitorja ekipi i Lakers, që mundi 119-101 San Antonio. Një lojë e mirë kolektive e ekipit kalifornian, me Knecht që realizoi 20 pikë.

Humbet ekipi i Golden State, që u mund 105-101 nga Oklahoma, që qëndron në vendin e parë në Perëndim. Nuk zhgënjen ekipi i Dallas, që mundi 129-114 New York, ndeshje ku të gjithë titullarët e ekipit teksan realizuan mbi 12 pikë.

Fiton edhe Denver, 122-103 ndaj Utah Jazz, ku protagonist ishte Nikola Jokic me 30 pikë e 10 rebound.

Rezultatet:

Charlotte – Miami, 94-98

Cleveland – Atlanta, 124-135

Indiana – Portland, 121-114

Orlando – Chicago, 133-119

Philadelphia – Houston, 115-122

Washington – Clippers, 96-121

Dallas – New York, 129-114

Memphis – Detroit, 131-111

Minnesota – Sacramento, 104-115

New Orleans – Toronto, 93-119

San Antonio – Lakers, 101-119

Phoenix – Brooklyn, 117-127

Utah Jazz – Denver, 103-122

Golden State – Oklahoma, 101-105

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?