U zhvilluan mëngjesin e sotëm me orën shqiptare ndeshjet e radhës në NBA. Elita e basketbollit botëror nuk mund të mos kishte surpriza as këtë javë, me Lakers që u mundën nga Oklahoma.
Konferencën e Perëndimit vijon ta komandojë Minnesota, kjo pas fitores 101-90 kundër Utah Jazz. Vendasit ishin zotërues në parket, teksa u dallua me 32 pikë dhe 11 kërcime në tabelë Towns. Chicago fitoi në shtesë 120-113 kundër Milwaukee, teksa me 29 pikë dhe 10 kërcime diferencën e bëri Vucevic.
Në sfidën mes pretendentëve, Oklahoma fitoi 133-110 kundër Los Angeles Lakers. Për Lakers 31 pikët e Davis nuk mjaftuan. Atlanta fitoi 137-135 kundër San Antonio në kohën shtesë dhe Trae Young ishte spektakolar me 45 pikë.
Sfida më e fortë u fitua nga "Luftëtarët", me Golden State që mundën 120-114 Clippers. Stephen Curry me 26 pikë ishte më i miri te Golden State. Miami mundi 142-132 Indiana Jones, me Butler që shënoi 36 pikë. Portland fitoi 103-95 ndaj Cleveland, ku Shapre dalloi me 29 pikë.
Rezultatet në NBA:
Cleveland – Portland 95-103
Brooklyn – Charlotte 128-129
Miami – Indiana 142-132
New York – Detroit 118-112
Chicago – Milwaukee 120-113
Minnesota – Utah Jazz 101-90
Oklahoma – Lakers 133-110
San Antonio – Atlanta 135-137
Golden State – Clippers 120-114