Pacers vs Knick

NBA/ Indiana është e pamposhtur në shtëpi, seria me Knicks shkon në ndeshjen e shtatë

18 Maj, 13:44| Përditesimi: 18 Maj, 13:47

  • Share

Indiana Pacers mbeten skuadra e vetme pa humbje në shtëpi në play-off e NBA. 116-103 ndaj New York Knick, të cilët humbasin Josh Hart për shkak të lëndimit dhe do t'i luajnë të gjitha të dielën në mbrëmje.

Ndeshja e vetme e mbrëmjes në NBA konfirmon inercinë e një serie emocionuese. Barazim 3-3 me ndeshjes mes New York Knick e Indiana Pacers, me këta të fundit që fituan 116-103 në fushën e tyre.

Për pasojë emri i ekipit të dytë finalist do të dalë nga ndeshja e shtatë gjysmëfinale, aty ku Boston do mësojë rivalin.

Indiana bëri një ndeshje të mirë, duke mos toleruar dhe vuri në vështirësi rivalët njujorkezë. Gjashtë basketbollistët e Indianas realizuan mbi 10 pikë, ku më i miri ishte Pascal Siakam me 25 të tilla.

Për New York u dalluan Jalen Brunson me 31 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Në Konferencën e Lindjes, skuadra e Boston është kualifikuar më herët në finalet play-off.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?