Indiana fiton kundër Oklahomës në finalet e NBA

Sport

NBA/ Indiana mposht Oklahomën në seritë play-off, titulli kampion vendoset në finalen e shtatë dhe të fundit (VIDEO)

20 Qershor, 10:30| Përditesimi: 20 Qershor, 10:41

  • Share

SHBA - Indiana Pacers ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e gjashtë ndaj Oklahoma City Thunder, duke mundur kundërshtarët me rezultatin 108-91. Seritë finale të play-off janë barazuar tanimë në 3-3 dhe titulli kampion në basketbollin elitar amerikan do vendoset më 22 qershor në ndeshjen e shtatë dhe të fundit. Ndeshja 'zgjati' vetëm 12 minuta, pasi Pacers arritën të vendosnin ritmin dhe të merrnin një avantazh të pakthyeshëm.

Në dy periodat e para, Indiana ishte e pakapshme në parket duke siguruar një avantazh të thellë prej 22 pikësh. Ky avantazh u ruajt deri në fund, falë një performance të shkëlqyer të Tyrese Haliburton dhe ekipit të tij. Haliburton ishte udhëheqësi i Pacers me lojën e tij dhe shpërndarjen e topave.

Pascal Siakam dha një kontribut të madh me 16 pikë dhe 13 topa në tabelë, ndërsa lojtarët e stolit ishin në lartësinë e detyrës. Obi Toppin shënoi 20 pikë, ndërsa T.J. MCconnell kontribuoi me 12 pikë.

Me këtë rezultat seria finale e play-off është barazuar në 3-3 dhe tashmë gjithçka për titullin kampion do të vendoset në ndeshjen e shtatë dhe të fundit që do të zhvillohet në Oklahoma City.

Finalet play off të NBA:

Nd.1, Oklahoma - Indiana, 110-111

Nd.2, Oklahoma - Indiana, 123-107

Nd.3, Indiana - Oklahoma, 116-107

Nd.4, Indiana - Oklahoma, 104-111

Nd.5, Oklahoma - Indiana, 120-109

Nd.6, Indiana - Oklahoma, 108-91 (3-3)

Nd.7, Oklahoma - Indiana, 22 qershor

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?