Festa e Indiana Pacers

Sport

NBA/ Indiana Pacers dhe Oklahoma City Thunder, finalja e madhe e sezonit

2 Qershor, 14:31| Përditesimi: 2 Qershor, 14:33

  • Share

SHBA - Indiana Pacers ka siguruar biletën për finalen e madhe të NBA-së, pasi mposhti bindshëm New York Knicks me rezultatin 125-108, duke mbyllur 4-2 serinë finale të Konferencës së Lindjes. Ylli i ndeshjes ishte Pascal Siakam, i cili shkëlqeu me 31 pikë, duke udhëhequr skuadrën drejt një suksesi historik.

Për herë të dytë në historinë e klubit, Pacers do të luajë në finalen e NBA-së, pas 24 vitesh mungesë. Herën e fundit ata u shfaqën në këtë fazë në vitin 2000, nën drejtimin e legjendës Reggie Miller, i cili sot është komentator në ligë.

Në finalen e madhe, Indiana do të përballet me surprizën e sezonit, Oklahoma City Thunder. Skuadra nga Perëndimi triumfoi në serinë finale të Konferencës ndaj kundërshtarëve të saj, duke siguruar një vend të merituar në betejën për titull.

Seria e shumëpritur e finaleve të NBA-së mes Pacers dhe Thunder do të nisë më 6 qershor, me ndeshjen e parë që do të hapë siparin e përballjes më të rëndësishme të sezonit në basketbollin amerikan.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?